E diela shqiptare – Shihemi ne gjyq! (13 janar 2019)

Views: 111920 | Likes: | Dislikes:
Published: 2019-01-13 17:35:17 | YouTube statistics
www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-16-sezoni-11/

Fetiu dhe Luljeta janë bashkëshortë prej vitesh, por një kredi e marrë nga bashkëshorti pa pëlqimin e Luljetës, është bërë shkas për konflikte të mëdha mes tyre.

“Kam marrë një kredi në 6 Tetor të vitit 2008 shumën 75,600 Euro. Kam hapur një biznes, por gjithmonë bashkëshortja ime nuk ka dashur ta marr këtë kredi”, tregoi Fetiu.

Por bashkëshortja e tij e ndërpreu duke shpjeguar se për muaj me radhë kanë këmbëngulur familjarisht për të mos e marrë këtë kredi sepse nuk kishin nevojë për ndërtim tjetër. Për të lidhur kontratën me bankën për kredinë nevojitej edhe firma e vëllait të Fetiut, Xhemilit, pasi ndajnë të njëjtën hipotekë shtëpie. Por tanimë rezultojnë se bashkëshortët dhe Xhemili kanë firmosur tre kontrata, çka ata e mohojnë.

“Unë kam firmosur te kontrata me 75,600 Euro, ndërsa kontrata me 3,000 Euro ishte që të vinte shuma 100 milionë Lekë. Do ta bëjmë me rimbursim tha drejtori i bankës. Nuk e di se si e ka bërë atë kontratë. Unë i kam marrë këto lekë”, tregoi Fetiu. Por bashkëshortja mohoi në mënyrë kategorike të ketë firmosur kontratë tjetër.

Juristja Eni Çobani ngriti pyetjen se si është e mundur që brenda një dite të bëhen tre kontrata dhe të merren tre shuma parash. Ajo shpjegoi se gjithçka ka nisur në vitin 2012 kur familja Kanani pësoi krizë ekonomike. Atëherë bashkëshortët nisën të kontrollonin dokumentet se sa kishin paguar dhe sa ishte vlera e ngelur për t’u paguar.

Luljeta tha se drejtori i bankës u mori kontratën origjinale të kredisë në vitin 2012, me pretendimin se do bënin kontratë të re, ku nuk do të ishte më vëllai i Fetiut si garantues. Por Çobani u shpreh se kjo është e papranueshme, pasi duhet të jenë disa kontrata dhe se drejtori i bankës e ka vetë dokumentin origjinal. Gjithashtu në një dokument rezulton se pagesa e kësteve të kontratës së lidhur në vitin 2008, është bërë për vitin 2007.

Pasi bashkëshortët Kanani nuk kryen shlyerjen e kësteve, paratë iu morën pa dijeni Xhemil Kananit në llogaritë e tij bankare. Por problemi kryesor qëndron të fakti se të tre pjesëtarët e familjes Kanani, që kanë firmosur kontratën e kredisë, nuk e kanë lexuar këtë të fundit.

“I ke marrë tani të gjithë të tjerët në qafë. Ke marrë bashkëshorten, Xhemilin dhe Marien dhe i ke futur në bankë të firmosin. Sot thua nuk kam lexuar kontratën, por kjo nuk është e lehtë!”, u shpreh juristja Çobani.

Familja Kanani ka firmosur tre kontrata për vlerat 75,600 Euro, 3,000 Euro dhe 78,000 Euro. Sipas Eni Çobanit, me sy të lirë dallohet ndryshimi i firmave nga kontrata e parë në dy të tjerat.

Në lidhje telefonike me studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, Xhemil Kanani tregoi se ka bërë një deklaratë noteriale, ku thuhet se Feti Kanani mund të përdorë në bankë vetëm pronën e tij, të specifikuar me detaje, në mënyrë që të mos ngatërrohej me pronën e tij. Ai theksoi se nuk kishte fare informacion se po firmoste në bankë si dorëzanës, por vetëm si bashkëpronar i shtëpisë…

source